Nismës POP 2017-Fier
Në kuadër të nismës POP 2017, ditën e enjte 8 Qershor 2017 në Qendrën Kulturore të Fëmijëve – Fier, u organizua Forumi Publik me kandidatët për deputetë për qarkun e Fierit. Në takim morën pjesë kandidatët:
Erisa Xhixho – Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), Astrit Hysi – Lista e Barabartë (LIBRA), Gëzim Hoxha – Sfida për Shqipërinë
Në takim kandidatët për deputetë prezantuan programet e tyre politike, si dhe diskutuan mbi prioritetet lokale të ngritura nga qytetarët për Fierin:
1. Edukimi
2. Shëndetësia
3. Mjedisi
4. Infrastruktura
5. Pjesëmarrja e të rinjve.
6. Gratë
Projekti “POP 2017” është një nismë e organizatave të shoqërisë civile në 9 rajone të Shqipërisë për mobilizimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve dhe grave, për identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të komuniteteve dhe adresimin e çështjeve të veçanta kandidatëve të partive politike në zgjedhjet Parlamentare 2017.
“POP 2017” mbështetet nga Olof Palme International Center Tiranë nëpërmjet financimit të Qeverisë Suedeze.