Organizatat e Rrjetit POP në një Workshop 2-Ditor në Pukë
Në Pukë 16- 17 shtator 2024 për një workshop dy-ditor për të fuqizuar orgaizatat tona lokale dhe për të punuar mbi transparencën në qeverisjen vendore. Misioni ynë i përbashkët është të forcojmë demokracinë dhe të sigurojmë që institucionet publike të jenë llogaridhënëse ndaj popullit.
Gjetjet nga studimi ynë i fundit, i kryer në 10 bashki, tregon se qeveritë vendore ende përballen me sfida në zbatimin e plotë të Ligjit për Konsultimin Publik. Gjatë këtij workshop-i, diskutuam rekomandime specifike që do të ndihmojnë në tejkalimin e këtyre boshllëqeve dhe përmirësimin e transparencës në vendimmarrje.
Ky aktivitet është pjesë e nismës më të gjerë “POP 2024: Për Qeverisje të Mirë dhe Integritet,” mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe Ambasada e Suedisë në Tiranë dhe me perkrahjen e vazhdueshme teknike Plejada Gugashi Me pjesëmarrjen e ekspertëve nga organizatat tona partnere, ne jemi të përkushtuar të udhëheqim me shembull, duke advokuar për përmirësimin e qeverisjes dhe përfshirjen më të madhe të qytetarëve në proceset vendimmarrëse lokale.
Faleminderit Gender Alliance for Development Center (GADC) per organizimin dhe Levizja Rinore Puke per mikepritjen si dhe organizatave tona partnere per angazhimin. CSDC DurresQendra Rinore e Vlores / Vlora Youth CenterQendra “Epoka e Re” FierShoqata Tjeter VizionIntelektualet e rinj, Shprese (IRSH)Qendra Per Progres RinorGruaja në Zhvillim KorçëHapa te lehte