Partite Politike ne fokus te analizes krahasimore

Permbledhje e qellimeve politike (vizionet) e partive politike, te cilat jane vendosur ne fokus te kesaj analize krahasimore te programeve te tyre partiake per Zgjedhjet Parlamentare 2013 (PD, PS, LSI, FRD, AK)

Partia Demokratike

Vizioni: Synon të promovojë në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve, lirinë e mendimit dhe dinjitetin e individit, të drejtat dhe detyrat themelore të tyre, zhvillimin e nismës së lirë e barazinë në shans, tregun e lirë e konkurues si instrument për zhvillimin e shpejtë dhe të qendrueshëm të vendit, shtetin e së drejtës, sigurinë e individit dhe të pronës, përgjegjësinë individuale e fuqizimin e familjes, drejtësinë shoqërore e dialogun social, ruajtjen e natyrës dhe të ambientit, autoritetin e shtetit dhe vetëqeverisjen e lirë të komuniteteve lokale.

 PD angazhohet për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në organizmat europiane e euroatlantike si dhe për një rrezatim pozitiv të imazhit të vendit kudo në botë, për përjetësimin e kombit shqiptar, të identitetit dhe kulturës së tij.

 PD bashkon rreth saj të gjithë shqiptarët që i përmbahen këtyre aspiratave dhe objektivave. PD garanton shprehjen e lirë të sensibiliteteve politike që e përbëjnë atë. Ajo bazohet në respektin e paritetit gjinor në jetën e partisë dhe në pjesëmarrjet zgjedhore e ekzekutive.

Partia Socialiste

Vizioni: Ne besojmë tek Shqipëria dhe shqiptarët. Besojmë tek një Shqipëri e respektit dhe besimit tek çdo njeri, ku askush nuk duhet të dështojë për shkak të gjinisë, krahinës, përkatësisë fetare, etnike apo politike. Ne besojmë tek një Shqipëri e punës, e shpërblimit sipas punës dhe e taksimit të ndershëm, ku çdo shqiptar gëzon të drejtën e punës dhe sipërmarrjes dhe askujt nuk i mohohet mundësia për të jetuar me punë të ndershme. Solidariteti dhe drejtësia sociale janë vlerat tona themelore. Asnjë shqiptar në vështirësi nuk duhet të ndihet i braktisur dhe secili e meriton një shans për të dalë nga kurthi i varfërisë dhe përjashtimit social. Rruga e polarizimit ekstrem që po shkakton një çarje të mirëfilltë sociale, ku të varfërit apo të gjithë ata që jetojnë me një rrogë të zakonshme, paguajnë më shumë taksa se rrogëtarët e lartë dhe se madje edhe më të pasurit e këtij vendi, duhet të mbyllet.

Shqipëria s’mundet të vazhdojë më tutje në rrugën e degradimit të ekonomisë, shtetit, demokracisë. S’ka më kohë për të humbur dhe as justifikime që mund të rrinë në këmbë para fëmijëve të atdheut tonë. Një rrugë e re duhet të hapet. Me një model të ri ekonomik. Me një projekt social të mirëfilltë. Me një shtet funksional dhe një qeverisje të mirë. Me një frymë ribashkuese me Europën të cilës i përkasim qysh prej kohëve të vjetra. Për një Rilindje Shqiptare.

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi gati ta bëjmë të mundur bashkë me ju ndryshimin e dëshiruar.

Partia Levizja Socialiste per Integrim

Vizioni: Shqipëria duhet të eci më shpejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj, nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të qeverisjes dhe rritjes së ndihmës së saj për një ekonomi konkurruese, nxitjes së rritjes së vazhdueshme e të qëndrueshme ekonomike, reformave institucionale e ligjore e sociale, me qëllim përshpejtimin e procesit të integrimit në Evropë, dhe përgatitjen e vendit për antarësim të plotë.

Programi politik i LSI për Shqipërinë Evropiane synon reformimin e vazhdueshëm të qeverisjes, përmirësimin e standartit të jetesës, dhe rritjen ekonomike të qendrueshme e konkurruese, forcimin e zbatimit të ligjit dhe funksionimit të institucioneve, ndërmarrjen e reformave sociale për të garantuar, shtresat në nevojë dhe në të ardhme më të mirë për rininë shqiptare në aspiratat e saj për integrim.

PartiaFryma e Re Demokratike

Vizioni: Fryma e Re Demokratikeështëparti e qendrës së djathtë që ka për qëllim konkurimin politik përmes zgjedhjeve, duke respektuar lirinë, barazinë dhe drejtësinë në një garë politike.

Ajo ka për qëllim të materializojë në interes të vendit forcimin e identitetit dhe dinjitetit kombëtar, ruajtjen dhe forcimin e autoritetit të shtetit të së drejtës, lirinë e mendimit dhe dinjitetin e individit, të drejtat dhe detyrat themelore të tyre, shenjtërinë e pronës private dhe rregullimin e pronës shtetërore, zhvillimin e iniciativës së lirë dhe barazinë e secilit në këtë proces, tregun e lirë dhe konkurencën e ndershme si rruga e vetme e zhvillimit të vendit, drejtësinë shoqërore, ruajtjen e natyrës dhe ambjentit, garantimin e autonomisë në veprimtarinë e autoriteteve lokale, zhvillimin e sporteve, arteve dhe ruajtjen e kulturës kombëtare.

PartiaAleancaKuqezi

Vizioni: Zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ku është përcaktuar realizimi “i aspiratës shekullore të popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar”. Ne synojmë të mbrojmë të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton brenda dhe jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisësi në: Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Çamëri dhe Luginën e Preshevës.

Jemimbipartitëpolitikedhepranojmëpersonatqë e duanShqipërinëmëshumë se partinë, sepsepër ne Kombi qëndron mbi partitë. Çdo priorite të shtëthellësisht ndryshe nga subjektet e tjera. AK nuk bën pazar me çështjen kombëtare ashtu si ka bërë qeveria dhe opozita ndër vite. Ndryshe nga çdo subjekt tjetër politik AK operon në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Çamëri dhe kudo tjetër ku jetojnë shqiptarë.