OLOF PALME INTERNATIONAL CENTER
Qendra Ndërkombëtare Olof Palme është organizata ombrellë e lëvizjes Suedeze të punës dhe operon në frymën e Olof Palme për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe paqen. Lëvizja Suedeze e punës ka një traditë të gjatë solidariteti dhe ne jemi krenarë ta mbajmë gjallë këtë traditë, së bashku me 27 organizatat tona anëtare ne bashkëpunojmë me njerëz dhe organizata në të gjithë botën.
Përmes projekteve të zhvillimit, ne përpiqemi t’i fuqizojmë njerëzit të ndryshojnë shoqëritë e tyre dhe në këtë mënyrë jetën e tyre. Gratë, të rinjtë dhe aktivistët bazë janë grupet tona kryesore të synuara. Rrjeti i gjerë ndërkombëtar i lëvizjes suedeze mundëson bashkëpunim me partnerë globalë që ndajnë vlerat tona.