Pjesëmarrja Demokratike Përtej Votës
Qëllimi i kësaj pjese:
Të rinjtë të kuptojnë se angazhimi qytetar nuk ndalet me hedhjen e votës – demokracia kërkon pjesëmarrje të vazhdueshme në vendimmarrje, mbikëqyrje të institucioneve dhe zë të organizuar.
● Çfarë është pjesëmarrja qytetare?
- Pjesëmarrja qytetare është angazhimi i individëve në proceset politike dhe sociale përtej votës, për të ndikuar politikëbërjen dhe për të kërkuar llogari nga institucionet.
- Pjesëmarrja është një e drejtë, por edhe një përgjegjësi.
● Forma të pjesëmarrjes demokratike në Shqipëri:
- Konsultimet publike- Ligji për njoftimin dhe konsultimin publik u jep qytetarëve të drejtën të komentojnë mbi projektligje dhe vendime të qeverisë apo bashkive.
 
- Peticione dhe nisma qytetare- Nisma për ndryshime ligjore apo politike mund të nisen nga qytetarët kur mblidhen firmat e nevojshme (shpesh 20 mijë për nivel kombëtar).
 
- Vëzhgimi i punës së institucioneve- Të rinjtë mund të ndjekin mbledhjet e këshillave bashkiakë, të analizojnë buxhetet dhe të bëjnë pyetje publike.
- Ligji për të drejtën e informimit lejon kërkimin e dokumenteve zyrtare.
 
- Protesta dhe aktivizëm paqësor- Kushtetuta garanton të drejtën për tubim dhe organizim paqësor – një nga format më të drejtpërdrejta të pjesëmarrjes.
 
- Pjesëmarrja në organizata rinore apo nisma komunitare- Qendrat rinore, grupet e komunitetit, organizatat studentore janë hapësira ku të rinjtë nxisin ndryshimin nga poshtë-lart.
 
 
         
                                         
                     
                    