Pjesëmarrje në Konsultimet e Buxhetimit me Pjesëmarrje në Bashkinë Fier
Bashkia Fier ka nisur turin e konsultimit të buxhetit për vitin pasardhës dhe në këto takime ishin prezent patjetër kolegët nga qendra Epoka e Re: në Cakran dhe Frakull, më datë 23 tetor.
Nëpërmjet procesit të “Buxhetimit me Pjesëmarrje”, nënkryetarja e Bashkisë Fier Eleni Gjikondaj, nën prezencën e të gjithë drejtuesve të këtij institucioni kanë zhvilluar takimet e para me qyetetarët për të konsultuar nivelet e investimeve dhe mbledhur nevojat e banorëve në cdo zonë dhe për ti përkthyer ato më pas në investime konkrete. Infrastruktura rrugore, sistemet ujitëse dhe kulluese, shërnimet publike duket se do të vazhdojnë të zënë vendin kryesor në shpërndarjen e buxhetit të vitit 2024.
Qendra Epoka e Re, pjesë e rrjetit POP mbështet këtë proces shumë të rëndësishëm të vendimmarrjes lokale dhe inkurajon pjesëmarrjen qytetare. Për të patur një buxhet sa më përfaqësues, të plotë dhe funksional në shërbim të qytetarëve.