Pjesëmarrje në Konsultimin Publik mbi Programin Buxhetor Afatmesëm në Bashkinë Shkodër

Gjatë konsultimeve me publikun mbi Programin Buxhetor Afatmesëm 2024-2026 dhe Buxhetin për vitin 2024 ne Bashkinë Shkodër, IRSH ishte prezent duke ngritur zërin e qytetarëve mbi prioritetet e Kontratës Sociale si dhe duke diskutuar realizimin e tyre.

IRSH përgëzon Këshillin Bashkiak Shkodër për realizimin e seancave dëgjimore sipas standardeve të diktuara nga ligji, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes qytetare në vendimmarrje.

Faleminderit per mbeshtetjen Olof Palmes Internationella Center, Embassy of Sweden in Tirana, National Endowment for Democracy