Pjesëmarrje në Konsultimin Publik për Planet Sociale 2025-2027 Tiranë!

Sot Gender Alliance for Development Center (GADC) organizata partnere e POP – Perballja e Ofertave Politike mori pjesë në konsultimin publik të organizuar nga Bashkia Tiranë Bashkia Tiranë në kuadër të Kontratës Sociale POP 2023-2027.

Në këtë takim u diskutuan prioritetet kryesore të Planeve Sociale Vendore, të Tiranës si:Plani Social Vendor 2025-2027; Plani i Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2025- 2027; Plani Social për Personat me Aftësi të Kufizuara 2025-2027

Pjesëmarrja jonë synon të kontribuojë me sugjerime konkrete për përmirësimin e shërbimeve sociale dhe forcimin e mbështetjes për grupet më të cenueshme të shoqërisë. Si një prej prioriteteve të Kontratës Sociale POP, në fokusin tonë është Drejtësia Sociale, promovimi i barazisë sociale, rritja e aksesit në shërbime cilësore për të gjithë dhe sigurimi i një mjedisi gjithëpërfshirës që respekton dhe mbron të drejtat e çdo individi. Lexoni Kontraten Sociale Tirane duke ndjekur kete link: https://popnetwork.al/kontrata-sociale-2023-2027-pop-tirane/