Pjesëmarrje në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Korçë_Maj 2024

30 maj 2024:

Ditën e enjte, datë 30 maj, u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak Korçë ku mes shumë diskutimeve u miratuan:

57 Familje do të vazhdojnë të përfitojnë ndihmën ekonomike nga 6% e fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike, dhe nga fondi i buxhetit vendor, për periudhën 1 – 30 prill 2024 dhe 23 familje do të përfitojnë kompensim të energjisë elektrike.

U diskutua mbi ndryshimin e nivelit të qirasë për vitin 2024 në banesat sociale me qira sipas indekseve të çmimit të konsumit duke iu referuar çmimeve të tregut.

U miratua subvencionimi i qirasë për familjet e pastreha nga e cila përfitonte një familje e komunitetit egjptian në masën 100%, një familje pa të ardhura që nuk mund të përballojë dot pagesën e qirasë si dhe u miratua subvencionim i interesave të kredisë për tre familje me kryefamiljare femra që përfitojnë nga programi social i strehimit.

Drejtoria e strehimit social dhe menaxhimit të banesave sociale i kërkoi Këshillit Bashkiak caktimin e një përfaqësuesi nga Këshilli Bashkiak me qëllim ushtrimin e kompetencave ligjore në sistemin on line të strehimit .

U miratua ndihmë financiare për një kryefamiljare, banore e rajonit 3 në Korçë të cilës i ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesë për shkak të zjarrit.