Pjesëmarrje në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Vlorë
28 mars 2024: Qendra Rinore e Vlorës monitoron mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Në mbledhjen e muajt mars të Këshillit Bashkiak janë duke u diskutuar çështje të rëndësishme mbi respektimin e procedurave për projekt-buxhetin afatmesëm 2025-2027
Gjithashtu edhe miratimi i buxhetit faktik për vitin 2023, solli në vëmendje diskutime mbi treguesit kryesorë të mosrealizimit të investimeve publike të realizuara vetëm në masën 30%. Ky fakt i kryqëzuar edhe me gjetjet e raportit të katërt të monitorimit të Kontratës Sociale për periudhën shtator 2022-shtator 2023, ku progresi i zbatimit te prioriteteve ishte vetëm në masën 3% (nga 73% në 76%).
Ndryshim i buxhetit per vitin 2024, kryesisht ne investime publike në rrugë, shkolla dhe sport.