POP 2017 – Përballja e Ofertave Politike-Përmbledhje

“POP 2017 – Përballja e Ofertave Politike”, është një projekt i cili zbatohet nga rrjeti i organizatave të shoqërisë civile në Tiranë, Durrës, Pogradec, Vlorë, Fier, Shkodër, Kukës, Pukë dhe Kamëz, me mbështetjen e Olof Palme International Center Shqipëri (“OPIC”), dhe mbështetjen financiare të Qeverisë Suedeze, i cili ka për qëllim nxitjen e pjesëmarrjes dhe angazhimit të qytetarëve gjatë zgjedhjeve.
Qëllimi kryesor i projektit është të forcojë demokracinë duke rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë e qeverisë së zgjedhur nëpërmjet debatit publik në rritje dhe informimit të qytetarëve në lidhje me platformat politike të partive konkurruese.
Në qendër të këtij projekti është organizimi i 9 forumeve publike që do të organizohen në qytetet e projektit me pjesëmarrjen e qytetarëve, veçanërisht të rinjve dhe grave, dhe kandidatëve për deputetë.
Në këto forume publike, kandidatët për deputetë dhe përfaqësuesit e forcave politike do të kenë mundësinë për të prezantuar programet e tyre, të mbrojnë avantazhet e këtyre programeve dhe për të dialoguar me pjesëmarrësit – të rinj, gra, qytetarë, shoqëria civile, dhe aktorë të tjerë, të cilët pasi janë njohur më pare me platformat politike do të ketë mundësinë për të bashkëvepruar direkt me kandidatët, t’i drejtojnë atyre pyetje të veçanta.

Organizatat zbatuese të projektit: Shoqata për Integrimin e Zonave Informale; Epoka e re, Fier; Intelektualët e Rinj, Shpresë – Shkodër; Komiteti Rinor, Lezhë; Lëvizja Rinore, Pukë; Qendra Për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Durrës; Qendra Rinore, Vlorë; Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillim / Qendra Aulona – Vlorë; Rinia në Sipërmarrje të Lirë, Kukës; Rinia për Integrim, Aktivizim dhe Sensibilizim, Pogradec;