POP Forumi Publik Durrës
Durrës, 28 Prill 2025
Ora 17:00 – 19:00
Vendi: Teatri “Aleksandër Moisiu”, Durrës
Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (CSDC), në bashkëpunim me Rrjetin “Përballja e Ofertave Politike – POP”, do të organizojë Forumin Publik në Durrës me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë të Qarkut Durrës.
Ky forum synon të krijojë një hapësirë të hapur për dialog mes qytetarëve dhe kandidatëve, duke ofruar mundësi për të shprehur pyetje, shqetësime dhe për të dëgjuar angazhimet konkrete përfaqësuese në Kuvendin e ardhshëm.
Qëllimi është të nxitet transparenca, llogaridhënia dhe pjesëmarrja qytetare në procesin zgjedhor.
Zgjidh me mendje, jo me zakon – krahaso ofertat politike.
Zgjedhjet janë më 11 maj – Voto me dije, jo me dyshim.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Rrjeti POP për Qeverisje të Mirë dhe Integritet”, me mbështetjen e Olof Palme International Center dhe Ambasadës së Suedisë në Tiranë.
Për më shumë informacion: [email protected]
