POP – Forumi Publik Durres me kandidaten e Partise Socialiste te Shqiperise znj. Emiriana Sako

2.5.2023 CSDC Durres në bashkëpunim me rrjetin POP – Perballja e Ofertave Politike, organizoi Forumin Publik në kuadër të Kontratës Sociale POP 2023, para Zgjedhjeve Vendore të 14 Majit me kandidaten e Partisë Socialiste Znj. Emiriana Sako.

Në këtë forum publik morën pjesë qytetarë, studentë, përfaqesues të OJF-ve lokale, si dhe kandidatë për anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe deputetë. Pjesëmarrësit patën mundësinë t’i drejtonin pyetje znj. Sako, në lidhje me çështjet e diskutuara.

Ndër pikat që u prekën nga kandidatja ishin: – Në fokus kryesor ka programet për fëmijët dhe të rinjtë;- Krijimi i hapësirave të reja publike, fokusi do të jetë në zonën e Durrësit të Ri, Spitallë, ku mendohet edhe shtimi i një linje të re transporti publik, pas studimit të infrastrukturës që të mos ketë mbivendosje linjash;- Shkollat e rikonstruktuara synohet të kthehen në qendra komunitare.

Nënshkrimin i Kontratës Sociale 2023 – 2027 është një hap i rëndësishëm në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies në procesin zgjedhor dhe për të siguruar që zëri i qytetarëve të dëgjohet.

Klikoni ketu per te lexuar Kontraten Sociale POP Durres 2023 – 2027

“Në mos ti, Kush? Në mos sot, kur? Ngrije zërin në zgjedhjet vendore”