POP – Forumi Publik Durres me kandidatin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” z. Igli Cara.

26.4.2023 CSDC Durres në bashkëpunim me Rrjetin POP – Përballja e Ofertave Politike organizoi Forumin Publik në kuadër të Kontratës Sociale POP 2023, para Zgjedhjeve Vendore të 14 Majit me kandidatin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” Z. Igli Cara.

Ky ishte një nga forumet që CSDC Durres organizon, si mundësi për të diskutuar prioritet e Kontratës Sociale të qytetarëve të Bashkisë Durrës dhe dëgjuar planet e kandidatëve për kryetar bashkie. Duke marrë pjesë në këte forum publik, qytetarë, studentë, përfaqësues të OJF-ve lokale, gazetarë, etj patën mundësi të pyesnin drejtpërdrejt Z. Cara mbi vizionin dhe planet për të ardhmen e banorëve të Durrësit.

Ndër pikat e diskutuara nga kandidati ishin: vendimet e rëndësishme lokale, të cilat do të merren me referendum; dyfishim i zërit buxhetor për prioritetet e cështjeve sociale në nivel vendor; hapja e një zyre punësimi dhe karriere pranë Bashkisë, përpos asaj në universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, që të jetë më e aksesueshme nga të gjithë të rinjtë etj….

Nënshkrimi i kontratës sociale 2023 – 2027 është një hap i rëndësishëm në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies në procesin zgjedhor dhe për të siguruar që zëri qytetar të dëgjohet.

Klikoni ketu per te ndjekur Forumin e transmetuar ne kohe reale ne faqen zyrtare te POP ne Facebook.

Klikoni ketu per te lexuar Kontraten Sociale POP Durres 2023 – 2027

“Në mos ti, Kush? Në mos sot, kur? Ngrije zërin në zgjedhjet vendore”