POP Forumi Publik në Korçë
Korçë, 22 Prill 2025
Ora 17:00 – 19:00
Vendi: Hotel Park Plaza
Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, organizata Gruaja në Zhvillim Korçë, në bashkëpunim me Rrjetin “Përballja e Ofertave Politike – POP”, do të organizojë Forumin Publik në Korçë me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë të këtij qarku.
Ky forum do të ofrojë një hapësirë të drejtpërdrejtë për dialog, ku qytetarët do të kenë mundësinë të parashtrojnë pyetje, të ndajnë shqetësime dhe të dëgjojnë angazhimet konkrete të kandidatëve për përfaqësim në Kuvend.
Qëllimi është të nxitet transparenca, llogaridhënia dhe pjesëmarrja qytetare në procesin zgjedhor.
Zgjidh me mendje, jo me zakon – krahaso ofertat politike.
Zgjedhjet janë më 11 maj – Voto me dije, jo me dyshim.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Rrjeti POP për Qeverisje të Mirë dhe Integritet”, me mbështetjen e Olof Palme International Center dhe Ambasadës së Suedisë në Tiranë.
Për më shumë informacion: [email protected]
