POP Forumi Publik në Tiranë

Tiranë, 22 Prill 2025
Ora 11:00 – 13:00
Vendi: Hotel Rogner, Salla Antigonea 1

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Gender Alliance for Development Center (GADC), si pjesë e Rrjetit “Përballja e Ofertave Politike – POP”, do të organizojë një forum të hapur me qytetarët dhe kandidatët për deputetë të Qarkut Tiranë.

Ky forum do të krijojë një hapësirë për dialog të drejtpërdrejtë, ku qytetarët kanë mundësi të parashtrojnë pyetje, të ndajnë shqetësimet e tyre dhe të kërkojnë angazhime konkrete nga përfaqësuesit politikë që synojnë të jenë pjesë e Kuvendit të ardhshëm.

Qëllimi i forumit është të rrisë transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen qytetare në procesin zgjedhor.

Zgjidh me mendje, jo me zakon – krahaso ofertat politike.
Zgjedhjet janë më 11 maj – Voto me dije, jo me dyshim.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Rrjeti POP për Qeverisje të Mirë dhe Integritet”, me mbështetjen e Olof Palme International Center dhe Ambasadës së Suedisë në Tiranë.

Për më shumë informacion ose pyetje: [email protected]