POP Forumi Publik Vlorë
Vlorë, 28 Prill 2025
Ora 17:30 – 19:30
Vendi: Pallati i Kulturës, Vlorë
Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Qendra Rinore e Vlorës, në bashkëpunim me Rrjetin “Përballja e Ofertave Politike – POP”, do të organizojë Forumin Publik në Vlorë me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë të Qarkut Vlorë.
Ky forum do të krijojë një hapësirë të hapur për dialog, ku qytetarët mund të shprehin shqetësimet e tyre, të bëjnë pyetje direkte dhe të dëgjojnë angazhimet konkrete të kandidatëve për përfaqësim në Kuvendin e Shqipërisë.
Qëllimi i forumit është të nxisë transparencën, llogaridhënien dhe përfshirjen qytetare në procesin zgjedhor.
Slogani i fushatës: Zgjidh me mendje, jo me zakon – krahaso ofertat politike.
Zgjedhjet janë më 11 maj – Voto me dije, jo me dyshim.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Rrjeti POP për Qeverisje të Mirë dhe Integritet”, me mbështetjen e Olof Palme International Center dhe Ambasadës së Suedisë në Tiranë.
Për më shumë informacion: [email protected]
