POP – Në Bulgarec, Korçë, firmoset peticioni në kuadër të Kontratës Sociale
Në kuader të fushatës advokuese për përmbushjen e prioriteteve të Kontratës Sociale, Gruaja në Zhvillim Korçë në bashkëpunim me banorët e fshatit Bulgarec, përfunduan firmosjen e njё peticioni drejtuar Këshillit Bashkiak Korçë Bashkia Korçë. Nёpërmjet këtij peticioni është kërkuar: Ndërhyrje për rikonstruksion në shkollёn 9 vjeçare “Sotir Beçka” Bulgarec për ndarjen e ambjenteve të kopshtit nga ambjentet e shkollёs dhe shtimin e dy tualeteve në funksion të fëmijëve të kopshtit.
Kjo është një nga çështjet e sugjeruara për zgjidhje në lidhje me Prioritetin nr.2 të Kontratës Sociale: Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor parauniversitar.
Falenderojmë për mbështetjen Olof Palme International Center- Albania Programme Olof Palme International Center National Endowment for Democracy #RrjetiPOP #KontrataSociale