POP ne KQZ – Takim me z.Ilirjan Celibashi, Komisioneri prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve
Sot disa anetare te Rrjetit POP ne nje takim me z.Ilirjan Celibashi, Komisioneri prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne kuader te zgjedhjeve vendore 2023.
Gjatë takimit z.Celibashi u njoh me qëllimet dhe aktivitetet e rrjetit POP – para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore, Kontratën Sociale dhe përcjelljen e zërit qytetar para kandidatëve për kryetar bashkie, në Forumet Publike.
Gjatë diskutimit u përqafua ideja për rëndësinë e debateve publike dhe politike në procesin zgjedhor, mënyrat e zgjedhura për të rritur angazhimin qytetar në zgjedhje dhe roli i organizatave si Rrjeti POP në promovimin e transparencës dhe llogaridhenien e te zgjedhurve.
KQZ si institucion do te jete i hapur per Rrjetin POP dhe per cdo mundesi bashkepunimi dhe bashkerendimi ne kuader te zgjedhjeve te 14 majit.
POP synon të rrisë debatin publik dhe informimin e qytetarëve, ku gjatë fushatës së zgjedhjeve vendore 2023 do të angazhohemi për organizimin e Forumeve Publike për të prezantuar kontratën sociale dhe problemet e qytetarëve përballe kandidatëve për kryetar bashkie në bashkitë Durrës, Fier, Kukës, Pukë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë ku zhvillojnë aktivitetin organizatat e rrjetit.
Rrjeti POP do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të angazhuar qytetaret qe votojne për herë të parë, si dhe për të monitoruar procesin zgjedhor.
Ne jemi te perkushtuar për të promovuar transparencën dhe për të siguruar që procesi zgjedhor të jetë i drejtë dhe i barabartë. Duke u angazhuar edhe me votuesit për herë të parë dhe duke monitoruar procesin, Rrjeti POP synon të ndihmojë në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin zgjedhor dhe të promovojë llogaridhënien midis zyrtarëve të zgjedhur.
#rrjetipop#KontrataSociale#localelectionalbania2023#AngazhimiQytetar#zgjedhjetvendore