POP NË “PUKA FEST”

Diten e Shtunë datë 24 Shtator në sheshin kryesor të Qyteti Puke u organizua aktiviteti “Puka Fest” dhe panairi i produkteve lokale, i organizuar nga AgroPuka në bashkëpunim me bashkinë Pukë, i kthyer tashmë në traditë, një aktivitet me përmasa të mëdha të promovimit të produkteve, kulturave e traditave lokale duke i dhënë mundësi të gjithë banorëve të zonave rurale e urbane për të promovuar produkte e për ta kthyer edhe në një ditë me përfitime ekonomike për të gjithë zonen e Pukës.

Qendra Levizja Rinore Puke mori pjesë në panair me promocion të zyrës kryesisht materiale të prezantimit dhe monitorimit të Kontratës Sociale të përgatitura në kuader të projektit “POP, Perballja e ofertave politike” ku kërkesa e vazhdueshme ndër të tjera është nxitja e punësimit Rinor.