POP në Shkodër
Në kuadër të POP – Perballja e Ofertave Politike IRSH ka zhvilluar një takim me Kryetaren e Këshillit Bashkiak Shkodër dhe Sekretarin e Këshillit Bashkiak.
Fokus i diskutimit janë nevojat dhe prioritetet e qytetarëve të përfshira në Kontratën Sociale. Gjatë kësaj periudhe IRSH po kryen takime me përfaqësues të Bashkisë Shkodër dhe përfaqësues të Këshillit Bashkiak për realizimin e pyetsorëve, duke sjellë raportin e monitorimit i cili do ndihmojë në rritjen e transparencës dhe përmirësimin e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje.