POP- Takim me fokus-grupe, Bashkia Vlorë. Monitorimi i Kontratës Sociale.

Në vijim të monitorimit të vitit të dytë të Kontratës Sociale, Qendra Rinor Vlorë organizoi takimin e radhës me fokus-grupe nga qytetarë të Vlorës, mbi progresin e prioriteteve të Kontratës. Gjatë takimit është bërë një vlerësim mbi disa prej prioriteteve dhe janë marrë reagime të ndryshme mbi punën që po bën Bashkia. Në këtë takim pjesëmarrësit diskutuan për problematikat e tyre, ku theksohej mungesa e ujit të pijshëm; infrastruktura e dëmtuar në hyrje të qytetit, pastrimet e rrugëve të brendshme të lagjeve, mungesa e koshave të mbeturinave si dhe e ndriçimit.

Për këto prioritete dhe për të tjera çështje të qytetarëve, VYC po përgatit raportin e vitit të dytë monitorues të Kontratës Sociale.

Faleminderojmë për mbështetjen Olof Palme International Center National Endowment for Democracy #KontrataSociale #RrjetiPOP #DiskutimeMeQytetaretPOPVlore