POP – Takim me fokus-grupe, monitorimi i Kontratës Sociale, Bashkia Fier

Deri në ç’masë janë realizuar prioritetet e kontratës sociale dhe ku nevojitet ndërhyrja e qeverisjes vendore për të garantuar përmbushjen e tyre? Këtu fokusohej takimi i një grupi të rinjsh me Zv/Kryetaren e Bashkisë Fier, Enkelejda Peshkëpia, organizuar nga Qendra “Epoka e Re”, anëtare e rrjetit POP, në të njëjtën kohë kur po konsultohet buxheti dhe paketa fiskale 2022.

Ky është momenti më i mirë që të rinjtë të ngrejnë problematikat dhe t’i paraqesin përpara qeverisjes vendore, me qëllim përfshirjen e tyre në planin (e buxhetuar) e tyre të punës, me mundësinë e realizimit në vazhdimësi. Bazuar në prioritetet e kontratës sociale 2019, mbetet ende një sfidë si për të rinjtë ashtu dhe për bashkinë për ta finalizuar këtë marrëveshje me adresim të plotë gjatë vitit të ardhshëm.

Takimi u zhvillua në kuadër të projektit POP, që synon fuqizimin e OShC-ve për të monitoruar dhe advokuar pranë bashkive për zbatimin e kornizës ligjore dhe përmbushjen e prioriteteve të kontratës sociale.

Falenderojmë për mbështetjen Olof Palme International Center – Albania Programme Olof Palme International Center National Endowment for Democracy #RRjetiPOP #KontrataSociale