POP – Takim me fokus-grupe. Monitorimi i Kontratës Sociale

Me datë 11 Nëntor 2021, u realizua dëgjesa publike për Buxhetimin me Pjesëmarrje në Njësinë Administrative Qendër, Vlorë. Në këtë takim merrnin pjesë qytetarë dhe përfaqësues të stafit të bashkisë. Qendra Rinore, Vlorë asistoi dëgjesen përmes përcjelljes së prioriteteve të Kontratës Sociale, të cilat kanë nevojë të mbështeten me buxhet konkret nga Bashkia Vlorë për vitin 2022. Ndër kërkesat që komuniteti i kësaj Njësie ka nevojë për mbështetje, përmendim këtu: Investime në infrastrukturën rrugore, kryesisht në akset Kërkove-Bestrove, Babicë, Nartë, etj. Përmirësim i shërbimit të pastrimit të mbeturinave urbane.Investime në rrjetin e ujësjellesave të kësaj Njësie duke mbikqyrur në mënyrë të veçantë edhe cilësinë e ujit të pijshëm. Transporti nga fshatrat e Njësisë në Vlorë, shtimi i linjave private dhe orare më të gjata për transportin e qytetarëve. Përmiresimi i sistemit të ndriçimit në rrugët kryesore të fshatrave. Gjatë dëgjesës u referuan nga ana e stafit të bashkisë investimet e kryera dhe projektet që kanë përfunduar fazën e studimit dhe projektimit dhe që janë në kërkim të mbështetjes financiare. #KontrataSociale#Buxheti2022#Pergjegjshmeri#Perfshirrje#Llogaridhenie#Transparence#RrjetiPOPPOP – Perballja e Ofertave Politike

Falenderojmë për mbështetjen Olof Palme International Center – Albania Programme Olof Palme International Center National Endowment for Democracy