POP – Takim me fokus grupe të të rinjve, Bashkia Pukë. Monitorimi i Kontratës Sociale.

Në ambientet e qendrës Levizja Rinore Puke u zhvilluan takime me të rinjtë e Pukës. Këto takime u realizuan në kuadër të projektit POP – Përballja e Ofertave Politike dhe u diskutua mbi prioritetet e Kontratës Sociale, cilat nga pikat janë përmbushur plotësisht apo pjesërisht dhe identifikimi i problemeve të tjera për të rinjtë, që do propozohen përmes platformave të buxhetimit me pjesëmarrje apo takime me grupet e punës së planifikimit të buxhetit për vitin 2022 në bashkinë Pukë.

Falenderojmë për mbështetjen Olof Palme International Center – Albania Programme Olof Palme International Center National Endowment for Democracy #KontrataSociale #RrjetiPOP