POP – Takim me fokus-grupet e Njësisë Administrative nr.4, Bashkia Tiranë. Monitorimi i Kontratës Sociale.
Sot u takuam me banorë të Njësisë Administrative nr.4, ku biseduam mbi prioritetet e Kontratës Sociale POP – Përballja e Ofertave Politike dhe për punën që ka bërë Bashkia Tiranë dhe kjo Njësi Administrative për përmbushjen e prioriteteve të tyre. Problematikat që u diskutuan me pjesëmarrësit; nevoja për dezinfektimin e vendgrumbullimit të plehrave nëpër lagje; sistemimi i parkimit për banorët rezidentë, problematikë kjo e hasur sidomos në zonën e rrugëve lidhëse me TV Klan, mbajtja e premtimit për ndërtimin e një këndi lojrash për fëmijët në zonën mes pallateve tek “Xhamia Xhura”, rishikimi i kanalizimeve, pasi kur bie shi ka përmbytje, sidomos të ambjenteve të kthyera në biznes në nivelin -1. Për këto prioritete dhe për të tjera çështje të qytetarëve, GADC po përgatit Raportin e Vitit të Dytë monitorues të Kontratës Sociale. #KontrataSociale #RrjetiPOP #DiskutimeMeQytetaret
Falenderojme për mbështetjen Olof Palme International Center – Albania ProgrammeOlof Palme International CenterNational Endowment for Democracy