POP – Takim me fokus-grupet e Njësisë Administrative nr.5, Bashkia Tiranë. Monitorimi i Kontratës Sociale.
Nisin takimet me fokus-grupet me komunitetin për Raportin e Monitorimit të vitit dytë, për përmbushjen e Kontratës Sociale POP – Perballja e Ofertave Politike. Do të jemi në 10 Njësi Administrative gjatë javëve në vijim, me diskutime të hapura sa i përket prioriteteve dhe përmbushjes së tyre nga Bashkia Tiranë.
Sot ishim me banorët e Njësisë Administrative nr. 5, me të cilët vendosëm të takoheshim në një ambjent të hapur dhe biseduam për punën që ka bërë Bashkia e Tiranës dhe kjo Njësi Administrative për përmbushjen e prioriteteve të banorëve. Vijojmë të kemi problematika me ujin e pijshëm, ndërkohë që janë bërë rikontruksione të çerdheve dhe kopshteve të fëmijëve këtë vit. Janë sistemuar rrugë të brendshme të lagjeve, por ka edhe lagje që akoma nuk janë sistemuar. Pastrimi konsiderohet i rregullt në disa zona, ndërkohë që në disa blloqe banimi shfaqet si problematikë. Këto dhe detaje të tjera të kësaj Njësie Administrative, do të përmblidhen në Raportin e Dytë të monitorimit që “Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim” do të hartojë mbi përmbushjen e Kontratës Sociale.
Falenderojmë për mbështetjen Olof Palme International Center – Albania Programme Olof Palme International Center National Endowment for Democracy
#KontrataSociale#RrjetiPOP#DiskutimeMeQytetaret