POP – Takim me fokus-grupet e Njësisë Administrative Spitallë, Bashkia Durrës. Monitorimi i Kontratës Sociale.

Sot u zhvillua takimi me banorë të Njësisë Administrative Spitallë, Durrës, ku u bisedua mbi prioritetet e Kontratës Sociale POP – Perballja e Ofertave Politike dhe për punën që ka bërë Bashkia Durrës dhe kjo Njësi, në përmbushjen e prioriteteve të tyre. Banorët ngritën shqetësime për transportin publik, për kanalizimet, për mungesën e infrastrukturës në shkolla, mungesën e bibliotekave, mungesën e kopshteve dhe çerdheve, qendrave rinore dhe shërbimeve rezidenciale për moshën e tretë.

Për këto prioritete dhe për të tjera çështje të qytetarëve, GADC dhe CSDC po përgatisin Raportin e Vitit të Dytë monitorues të Kontratës Sociale.

#KontrataSociale #RrjetiPOP #DiskutimeMeQytetaret

Falenderojmë për mbështetjen Olof Palme International Center – Albania Programme Olof Palme International Center National Endowment for Democracy