Post Pop 2017

Post Pop 2017, Përballja e Ofertave Politike, një projekt i financuar nga National Endowment for Democracy (NED), i zbatuar me mbështetjen e Olaf Palme International Center, nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe organizatat e tjera pjesë të rrjetit si:

  1. Shoqata për Integrimin e Zonave Informale
  2. Epoka e Re Fier
  3. Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile, Durrës
  4. Intelektualët e Rinj, Shpresë, Shkodër
  5. Lëvizja Rinore, Pukë
  6. Qendra Rinore , Vlorë

Qëllimi i këtij projekti ishte vazhdimi i punës pas zgjedhjeve me deputetët e zgjedhur dhe kontributin e tyre ne Parlament dhe në/me komunitetet që përfaqësojnë. Gjatë POP 2017 i zhvilluar gjatë fushatës zgjedhore 2017 kandidatët për deputetë të partive të ndryshme u zotuan dhe firmosën kontratat sociale bazuar në nevojat e qytetarëve përballë dhe duke u angazhuar  që do të luftonin për t’i plotësuar ato nëse do të zgjidheshin.

Post Pop 2017, ishte një projekt i karakterit monitorues e vlerësues, nëpërmjet së cilit, për një vit rradhazi është bërë i mundur monitorimi i vazhdueshëm i disa prej deputetëve të parlamentit shqiptar.  

Në kuadër të këtij projekti, organizata të shoqërisë civile, mbështetur nga Olof Palme Center, nëpërmjet kontributit financiar të Qeverisë Suedeze, kanë organizuar, një seri aktivitetesh me të rinj, gra, qytetarë, për të identifikuar dhe përzgjedhur nevojat dhe prioritetet lokale që shqetësojnë komunitetin dhe që janë dhe përgjegjësi e qeverisë qëndrore. Kwto takime u realizuan duke pasur bindjen se fortë se vendosja e një ure komunikimi midis qytetarëve dhe politikanëve ishte një mënyrë mjaft e mirë për të rritur transparencën dhe përgjegjëshmërinë nga ana e deputetëve ndaj qytetarëve, për këtë arsye përgjatë një viti, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, së bashku me organizatat e tjera, të lart përmendura kanë monitoruar daljet publike të deputetëve, por jo vetëm kaq, ato kanë realizuar takime të ndryshme ku deputetët janë vënë sërish përballë qytetarëve, por kësaj rradhe jo më për të dhënë premtime, por për të treguar sesa nga premtimet e dhëna më herët kanë mbajtur!

Disa nga këto takime:

Shoqata për integrimin e zonave informale, ka realizuar takime me znj. Vasilika Hysi, Znj. Gjylameti apo Znj.Klotilda Bushka. Po kështu Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile ka zhvilluar gjithashtu takime me znj. Milva Ekonomi, Z,Roland Xhelilaj, ku u fol gjërësisht mbi infrastrukturën si edhe për çështje të tjera të interesit qytetarë.

Qendra Rinore Rajonale në Vlorë, ka dhënë gjithashtu një kontribut mjaft të vlefshëm përsa i përket monitorimit të deputetëve. Të shumta ka qënë dhe takimet që kjo Qendër ka realizuar në kuadër të këtij projekti, si psh takimet me znj. Vilma Bello, Znj. Nadire Meçorapaj ku më së shumti u fokusuan në sektorin e arsimit dhe shëndëtësisë.  

Intelektualët e Rinj, Shkodër gjithashtu, ka qënë gjithashtu mjaft aktiv në takimet e ndryshme që ka realizuar me z. Bardh Spahia apo znj. Senida Mesi. Ata gjithashtu më datë 28.9.2018 kanë realizuar takimin me të rinjtë e qytetit të Shkodrës. Çështjet e ngritura në këtë takim ishin cështje me një inters të madh publik si psh:

  • Hartimi i politikave të qëndrueshme për zhvillimin e arsimit profesional dhe integrimit në tregun e punës të të rinjve që janë të përfshirë në këtë sistem.
    • Zhvillimi i Infrastrukturës së Arsimit.
    • Punësimi i të rinjve kërkohet të mbështeten ndërmarrjet rinore
    • Zhvillimi i infrastrukturës turistike.
    • Zhvillimi i politikave për promovimin e sportit dhe Barazia gjinore në përfaqësim

Qendra Rinore Pukë, organizoi më datë 18 nëntor 2018 takimin me të rinjtë e qytetit për të folur për sfidat, vështirësitë që ato hasin si dhe mënyrën më të mirë të delegimit të këtyre vështirësive.

Ka qënë një punë mjaft e madhe ajo që organizatat pjesë e rrjetit kanë bërë. Sinergjia e krijuar mes tyre ishte njëlloj frytëdhënëse dhe motivuese për të përmbushur objektivat e parashikuar.