Prezantimi i Gjetjeve nga Raporti Studimor mbi Konsultimin Publik në Bashkinë Durrës
29.10.2024 Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (CSDC) Durrës, pjesë e rrjetit POP, organizoi në ambientet e Bashkisë Durrës një takim informues me aktorët lokalë, përfaqësues të Bashkisë Durrës, Prefekturës, anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe grupet e interesit. Takimi kishte për qëllim prezantimin e gjetjeve dhe rekomandimeve nga raporti studimor “Transparenca dhe Përgjegjësia në Nivel Vendor – Vlerësimi i Proceseve të Konsultimit Publik në Bashkinë Durrës 2024.”
Në raport u evidentuan disa gjetje kyçe, përfshirë nevojën për të shtuar konsultimet publike dhe për të respektuar me përpikëri afatet e njoftimeve për të gjitha palët e interesuara. Pjesëmarrësit mirëpritën raportin dhe diskutuan rreth mundësive për të përfshirë qytetarët në vendimmarrje përmes takimeve dhe konsultimeve të ndryshme.
Raportin e plote mund ta lexoni ketu. Linku i raportit: https://popnetwork.al/…/Raporti-Studimor_CSDC_Durres.pdf
Falenderojmë për mbështetjen: Olof Palmes Internationella Center, Ambasada e Suedisë në Tiranë, National Endowment for Democracy.