Prezantimi i Gjetjeve të Raportit Studimor mbi Konsultimin Publik në Bashkinë Korçë
Ne date 29 tetor 2024 Gruaja në Zhvillim Korçë organizoi nje tryeze te rrumbullaket per prezantimin e raportit studimor “Transparenca dhe përgjegjësia në nivel vendor – Vlerësimi i proceseve të konsultimit publik në Bashkinë Korçë”.
Përfaqësues nga Bashkia, Këshilli Bashkiak, Prefektura dhe organizata lokale morën pjesë në takim, duke diskutuar gjetjet, metodologjinë dhe rekomandimet e ketij studimi.
Falenderojmë për mbështetjen Bashkinë Korçë, Olof Palmes Internationella Center, Ambasadën e Suedisë në Tiranë, National Endowment for Democracy.