Prezantimi i Gjetjeve të Raportit Studimor mbi Konsultimin Publik në Bashkinë Vau i Dejës

30.10.2024 Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë” pjesë e Rrjetit POP prezantoi rezultatet e raportit studimor “Transparenca dhe përgjegjësia në nivel vendor-Vlerësimi i proceseve të konsultimit publik në Bashkinë Vau i Dejës”.

Në takim ishin të pranishëm NënKryetatja e Bashkisë , Kryetari, sekretari dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak, Sekretarja e Përgjithshme e Prefekturës Shkodër si dhe punonjës të Bashkisë të drejtorive të ndryshme.

Raporti u mirëprit nga të pranishmit duke vlerësuar punën e bërë nga Qendra Sociale Hapa të Lehtë si një fotografim real i situatës. Ky dokument evidentoi sfidat dhe përmirësimet e nevojshme në proceset e konsultimit publik dhe do të shërbejë për vlerësimin e punës së Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak në mënyrë krahasimore në vitet e ardhshme.

Falenderojmë për mbështetjen Olof Palmes Internationella Center, Ambasadën e Suedisë në Tiranë dhe National Endowment for Democracy.