Prezantimi i Gjetjeve të Studimit mbi Konsultimin Publik në Takime Informuese me Gra të Njësive Administrative të Elbasanit

Shoqata Tjeter Vizion organizoi në datat 20 nëntor dhe 5 dhjetor takime informuese me gra të NjA Shirgjan, Gjergjan, Shushicë, të Bashkisë Elbasan, për prezantimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të dala nga raporti studimor “Transparenca dhe përgjegjësia në nivel Vendor- Vlerësimi i proceseve të konsultimit publik në Bashkinë Elbasan 2024”.

Ky aktivitet, si pjesë e nismës “POP 2024: Për Qeverisje të Mirë dhe Integritet,” mbështetet nga Olof Palmes Internationella Center dhe Ambasada e Suedisë në Tiranë.