PREZANTIMI I RAPORTIT NJË VJEÇAR – KONTRATA SOCIALE POP BASHKIA FIER
3.11.2020 Në kuadër të projektit “Monitorimi i zbatimit të kontratës sociale në nivel lokal” i cili zbatohet në 9 bashki të vendit Durrës, Tiranë, Kukës, Pukë, Vlorë, Fier, Kamëz, Pogradec, Shkodër, Qendra “Epoka e Re” organizoi sot prezantimin e gjetjeve dhe rekomandimeve te “Raportit POP mbi Monitorimin e përmbushjes së prioriteteve të kontratës sociale (gusht 2019 – gusht 2020)” ne Bashkine Fier.
Takimi u realizua gjate mbledhjes se Keshillit Bashkiak te kesaj bashkie, dhe u prezatuan ne detaje gjetjet dhe rekomandimet e monitorimit te kryer. Bazuar në këtë raport, puna e Bashkisë Fier gjatë periudhës 1 vjecare merr vlerësim pozitiv në angazhimin për rritjen e trasparencës, përmirësimin e infrastrukturës/terreneve sportive në shkolla, për kthimin në identitet të Qendrës Kulturore të Fëmijëve, ndërsa planifikimi i një buxheti për të rinjtë dhe ngritja e një qendre psiko – sociale mbeten ende prioritete për tu trajtuar në vijimësi.