PREZANTIMI I RAPORTIT NJË VJEÇAR – KONTRATA SOCIALE POP BASHKIA KAMËZ

3.12.2020 Në kuadër të projektit “Monitorimi i zbatimit të kontratës sociale në nivel lokal” i cili zbatohet në 9 bashki të vendit Durrës, Tiranë, Kukës, Pukë, Vlorë, Fier, Kamëz, Pogradec, Shkodër, Shoqata per Intgrimin e Zonavee Informale Kamez organizoi prezantimin e gjetjeve dhe rekomandimeve te “Raportit POP mbi Monitorimin e përmbushjes së prioriteteve të kontratës sociale (gusht 2019 – gusht 2020)” ne Bashkine Kamez. Per shkak te situates pandemike dhe angazhimeve te drejtuesve te larte te bashkise, takimi u zhvillua në ambjentet e kesaj bashkie me pjesëmarrjen e Drejtorisë së Projekteve, Njësia e Integrimit në BE dhe Strehimit ku merrnin pjesë Znj. Dorisjana Hasanaj, Znj. Enkeleda Baloshi, disa të rinj të komunitetit dhe përfaqësues të organizatës SHIZI.

Në këtë takim u prezantua Raporti i Monitorimit të Kontratës Sociale Kamëz si dhe u diskutuan disa çështje që kanë të bëjnë me prioritetet 2, 8 dhe 9 (investimet në kopshte dhe çerdhe të reja, politikat lokale për përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje si dhe shërbimet e kujdesit shoqëror për grupet në nevojë). Gjithashtu përfaqësuesit e Bashkisë na njohën edhe me projektet e reja të bashkisë në lidhje me adresimin e disa prej prioriteteve të cilat do të nisin së shpejti si investime në rrjetin e ujësjellës kanalizime në Bathore dhe projektet për ngritjen e kopshteve dhe çerdheve të reja në Kamëz.