Prezantimi i Raportit Studimor mbi Konsultimin Publik në Bashkinë Shkodër

15.11.2024 Prezantimi i raportit studimor “Transparenca dhe përgjegjësia në nivel vendor – Vlerësimi i proceseve të konsultimit publik në Bashkinë Shkodër”.

Përfaqësues nga Bashkia, Këshilli Bashkiak dhe organizatat lokale morën pjesë në takim, duke diskutuar gjetjet, metodologjinë dhe rekomandimet e raportit.

Proceduara të unifikuara te pjesëmarrjes qytetare si një proces transparent dhe i drejtpërdrejtë mes adminstratës së bashkisë, anëtarëve të KB dhe qytetarëve për këshillimin, shkëmbimin e opinioneve për politikat, legjislacionin dhe normat që rregullojnë vetëqeverisjen vendore ishin pikat kryesore te diskutimit ne kete takim.

Per me shume lexoni raportin ne linkun https://popnetwork.al/raport-studimor_transparenca-dhe…/

Faleminderit për bashkëpunimin Bashkia Shkodër dhe faleminderit për mbështetjen Olof Palmes Internationella Center, Ambasada e Suedisë në Tiranë dhe National Endowment for Democracy.

Falenderim i veçantë për kolegët tanë të Intelektualet e rinj, Shprese (IRSH) për punen dhe promovimin e raportit studimor!