PREZANTIMI I RAPORTIT STUDIMOR “ PJESEMARRJA DHE ANGAZHIMI QYTETAR NË NIVEL VENDOR”, BASHKIA KORCE

Ditën e mërkurë, datë 8 shtator 2021, Shoqata “ Gruaja në zhvillim Korçë” organizoi një takim në mjediset e Bashkisë Korçë me qëllim prezantimin e raportit studimor “ Pjesmarrja dhe angazhimi qytetar në nivel vendor”

Ishin të pranishëm Z. Joan Deli, këshilltar ne Këshillin Bashkiak dhe njekohësisht keshilltar i Kryetarit të Bashkisë, Z. Filo, për cështjet e të rinjve; Znj. Eva Naçi, sekretare e këshillit bashkiak dhe tre punonjёse të bashkisë ne varesi te Drjetorise se informimit.

Gjatë takimit u prezantua rrjeti POP dhe raporti studimor “ Pjesmarrja dhe angazhimi qytetar në nivel vendor”.

Gjithashtu pjesëmarrësve në takim iu prezantua shkurtimisht çfarë është Kontrata Sociale,

Pjesëmarrësit në takim u njohën me përmbajtjen e Raportit studimor, metodologjinë e përdorur, kuadrin ligjor dhe intitucional mbi të cilën është ndërtuar ky raport.

Çështja tek e cila u ndalëm më shumë ishin rekomandimet e këtij raporti:

U diskutua mbi kërkesa – ankesat e qytetarëve drejtuar Bashkisë Korçë për vitin 2019 – 2020.

1.      Iniciativat qytetare, peticionet e banorëve. Znj Naçi përmendi një deklaratë të firmosur nga qytetarë korçarë që kundërshtonin ngritjen e një TEC – i në qytetin e Korçës, por nuk mund të jepte numrin e saktë të qytetarëve që e kishin firmosur atë dhe hamendësonte nëse mund të quhej peticion apo jo. Këshilltari Deli informoi për idenë e petcioneve on line të diskutuar në këshillin bashkiak, por ende ka dyshime nëse ato  mund të jenë të aksesueshme nga të gjithë banorët.

2.      U shtrua çështja e adresimit të problematikave të qytetarëve në institucionet përkatëse duke u dhënë shembuj konkretë nga takimet që GZHK zhvilloi me banorët në qytet dhe në njësitë administrative të bashkisë Korçë.

3.      U diskutua edhe në lidhje me rekomandimin që sygjerohej për rritjen e rolit të ndërlidhsave komunitarë. Përfaqësuesit e këshillit bashkiak folën për një rregullore të krijuar nga këshilli bashkiak Korçë mbi vullnetarizmin, por mendojnë se duhet të gjenden mekanizma për ato që nuk parashikon ligji për shërbimin komunitar apo shpërblimin e vullnetarëve.

4.      Rregulloret e miratuara për proçes ankesat e qytetarëve. Të pranishmit në takim treguan se brenda harkut kohor të 6 muajve këshilli bashkiak Korçë ka hartuar pesë rregullore dhe ende është në proçes për miratimin e tyre deri në vendosjen e një standarti. Shembull konkret u dha nga takimet e shumta që janë zhvilluar mes subjekteve që operojnë në terminalin e qytetit dhe përfaqësuesve të Bashkisë Korçë për arritjen e një konsensusi për tarifat e terminalit.

5.      Mbajtja e statistikave ishte një tjetër pikë e rekomandimeve në raport  që u bë pjesë e diskutimeve në këtë takim. Znj Naçi informoi se mbajtja e statistikave nuk është praktikë e punës të kësaj bashkie dhe pranoi se ky rekomandim do të merret parasysh nga ana e tyre.

6.      Buxhetimi me pjesëmarrje si një praktikë e bashkisë Korçë ishte një tjetër pikë e diskutimit në këtë takim.

Ky takim u mbyll me ftesën drejtuar pjesëmarrësve në Forumin Publik për prezantimin e Kontratës Sociale POP që do të zhvillohet në datën 14 shtator në mjediset e Qytezës së fëmijëve në Korçë.