Prezantimi i Raportit Studimor “Pjesëmarrja dhe angazhimi qytetar ne nivel vendor” në Vlorë.
Kanë vijuar takimet e organizatave të POP-it, për prezantimin individual të Raportit Studimor “Pjesëmarrja dhe Angazhimi Qytetar në Nivel Vendor”, këtë herë në qytetin e Vlorës. Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth Center ka organizuar takime dhe ndarë raportin me përfaqësues të Bashkisë Vlorë nga Drejtoria e Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun; Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë, me Drejtoreshën e Tatimeve; nga Drejtoria e Prokurimeve dhe Drejtoria e Menaxhimit Financiar. Këto takime po organizohen në vijueshmërinë e Konferencës Kombëtare, që u mbajt në fund të Qershorit, të cilën mund ta gjeni në linkun https://bit.ly/3f0mC0L
Gjatë takimit u diskutuan gjetjet dhe rekomandimet e raportit studimor dhe mekanizmat që Bashkia e Vlorës përdor për përfshirjen qytetare në vendimmarrje. Raportin e plotë mund ta lexoni në linkun https://bit.ly/3f6wkP1.
Gjithashtu, ky takim shërbeu edhe për advokimin për përmbushjen e prioriteteve të Kontratës Sociale për qytetarët e Vlorës, ku një vëmendje e veçantë iu dha: Shtrimit të rrugës së Kishës së Marmiroit – Njësia Aadministrative Orikum; Aktivizimit të Këshillit Vendor të Rinisë nga Bashkia Vlorë dhe furnizimit me ujë në Njësinë Administrative Qendër, për fshatrat e Panajasë, Hoshtimës, Kërkovës.
Falenderojme për mbështetjen Olof Palme International Center – Albania Programme Olof Palme International Center National Endowment for Democracy