Prezantimi i Raportit te 4 monitorues te Kontrates Sociale Puke

Në një atmosferë të frytshme të bashkëpunimit dhe përkushtimit të përbashkët për të përmbushur objektivat e projektit, një takim kyç u mbajt më 21 dhjetor 2023 në Pukë nga Levizja Rinore per Demokraci. Ky takim shënoi një moment të rëndësishëm në procesin e monitorimit dhe vlerësimit të Kontratës Sociale në zbatim në kete bashki.

Pjesëmarrësit, duke përfshirë punonjës të administratës së Bashkisë Pukë, organizata lokale dhe institucione të tjera, u prezantuan me Raportin e katërt të monitorimit të kontratës sociale. Ky raport reflekton përpjekjet dhe arritjet e deritanishme në përmbushjen e prioriteteve të përcaktuara për periudhën Shtator 2022 – Shtator 2023. Diskutimet gjithashtu u fokusuan në vazhdimësinë e punës për të siguruar realizimin dhe monitorimin e Kontratës Sociale për periudhën 2023 – 2027.

Më 29 dhjetor 2023, viti u mbyll në një notë pozitive me prezantimin e Raportit të katërt të monitorimit të kontratës sociale për këshilltarët dhe punonjësit e administratës së Bashkisë Pukë. Ky takim po ashtu shënoi një moment të rëndësishëm për miratimin e projektbuxhetit dhe vendimeve të tjera të rëndësishme për të ardhmen e komunitetit lokal.

Përmes këtyre përpjekjeve të përbashkëta dhe bashkëpunimit të ngushtë, projekti POP POP – Perballja e Ofertave Politike vazhdon të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e kushteve dhe jetës së qytetarëve të Bashkisë Pukë. Ky angazhim dhe përkushtim për përmirësim vazhdues i reflekton vlerat dhe synimet e projektit për të ndihmuar në zhvillimin e një komuniteti më të mirë dhe më të përfshirë për të gjithë.