Projekti POP në Puka Fest 2024

Puka Fest 2024 organizuar nga AgroPuka në bashkëpunim me Bashkinë Pukë, është aktiviteti më i bukur i promovimit të çdo vlere të zonës së Pukës, Qendra Rinore Pukë ju bashkua aktivitetit për të bërë të njohur punen që organizata bën me të rinjt dhe angazhimi për realizimin e Kontratës sociale përmes projektit POP – Perballja e Ofertave Politike Edhe pse zona rurale vazhdon të mbetet me probleme të theksuara në Infrastrukturen rrugore, kanalet vaditëse, mungesen e tregut, mungesen e skemave mbështetëse, kapaciteteve njerzore, mekanizmat bujqesorë etj. nën sakrifica të mëdha fermerët e zonës përpiqen të na nderojnë me prezencën e tyre e shumllojshmërine e produkteve lokale e vlerat e veçanta të kulturës, traditës, bujarisë e mikpritjes pukjane.

Bashkë me Levizja Rinore Puke dhe Rrjetin POP, jemi të përkushtuar për të çuar përpara Kontratën Sociale dhe për të mbështetur fermerët dhe të rinjtë që vazhdojnë të luftojnë me sfidat e zonës. Krenarë që jemi pjesë e kësaj iniciative të mbështetur nga Olof Palmes Internationella Center dhe Embassy of Sweden in Tirana.