Puke-Takim mes te rinjve dhe Keshillit Bashkiak
31.1.2022
Sot në ambjentet e Qendres Levizja Rinore Puke eshte zhvilluar nje takim me te rinj dhe përfaqësues të këshillit të Bashkia Pukë-Faqja Zyrtare ku u diskutua mbi prioritetet dhe proceset e monitorimit të Kontratës Sociale, realizimi i tyre bazuar dhe ne raportet e dala gjatë punës së organizatës. Gjatë diskutimeve, fokusi kryesor u vendos në çështjet e punësimit të të rinjve, ku u theksua që të rinjtë duhet të përgatiten dhe të zhvillojnë iniciativa të ndryshme për biznese lokale apo rritje të aftësive profesionale për shërbime kryesisht në përmirësim të zhvillimit të turizmit. Ndërhyrjet në infrastrukturë dhe përmirësim të imazhit të qytetit dhe zonave kryesore të njësive administrative ka bërë që numri i turistëve vendas e të huaj të shtohet. Po ashtu i diskutua mbi rëndësinë e pjesmarrjes të të rinjve dhe komunitetit në proceset e vendimarrjes ku këshilltarët shpjeguan mënyrat e pjesmarrjes së hapur për të interesuarit për mbledhjet e këshillit, konsultimet apo dëgjesat publike etj.