Raporti Studimor “Pjesëmarrja dhe Angazhimi Qytetar në Nivel Vendor”, Elbasan.
Shoqata “Tjetër Vizion” Elbasan, ka zhvilluar sot një takim me N/Kryetarin e Bashkisë Elbasan z. Ervin Muço për të prezantuar Raportin Studimor – “Pjesëmarrja dhe Angazhimi Qytetar në Nivel Vendor”.
Ky takim erdhi në vijim të Konferencës Kombëtare që u mbajt në fund të Qershorit, të cilën mund ta ndiqni duke ndjekur në linkun https://bit.ly/3f0mC0L
Gjatë takimit u diskutuan gjetjet dhe rekomandimet e raportit studimor dhe mekanizmat që Bashkia e Elbasanit përdor për përfshirjen qytetare në vendimmarrje.
Raportin e plotë mund ta lexoni në linkun https://bit.ly/3f6wkP1.
Gjithashtu, ky takim shërbeu edhe per advokimin e përmbushjes së prioriteteve të Kontratës Sociale për qytetarët e Elbasanit.
Falenderojmë për mbështetjen Olof Palme International Center – Albania Programme Olof Palme International Center National Endowment for Democracy.