Raporti studimor “Pjesëmarrja dhe Angazhimi Qytetar në Nivel Vendor”, Fier

Qendra “Epoka e re” prezantoi dhe relatoi me përfaqësuesit e Bashkisë Fier, me pjesëmarrjen edhe të Zv/kryetares Znj. Enkelejda Peshkëpia, raportin studimor “Pjesëmarrja dhe Angazhimi Qytetar në Nivel Vendor”. Vëmendjen më të madhe të takimit e morën gjetjet konkrete dhe mënyrat për të ndryshuar situatën aktuale në gjithë zonën e studimit. E organizuar në formën e një bashkëbisedimi dhe trajtimi të çështjeve/gjetjeve, diskutimi u shtri gjerësisht në rekomandimet e ofruara nga raporti i studimit të cilat do të merren parasysh në vazhdim nga Bashkia Fier, për të afruar sa më pranë qytetarët me organet vendimmarrëse, për t’i bërë pjesë të procesit vendimmarrës, për të përmirësuar mekanizmat e përdorur nga Bashkia në proceset e buxhetimit me pjesëmarrje/dëgjesave publike dhe për të nxitur familjarizimin e qytetarëve me procesin. Pjesë e këtij takimi u bë edhe analiza e punës në kuadër të përmbushjes së prioriteteve të kontratës sociale, ku u diskutuan mundësitë dhe problemet që duhen të zgjidhen në vazhdim për të patur një rezultat pozitiv sa më të shpejtë.
Faleminderit per mbeshtetjen Olof Palme International Center Olof Palme International Center – Albania Programme National Endowment for Democracy