Raporti Studimor “Pjesëmarrja dhe Angazhimi Qytetar në Nivel Vendor”, Kamëz.
Shoqata për Integrimin e Zonave Informale – SHIZI ka zhvilluar sot takimin për prezantimin e Raportit Studimor “Pjesëmarrja dhe Angazhimi Qytetar në Nivel Vendor”
Ky takim erdhi në vijim të Konferencës Kombëtare që u mbajt në fund të Qershorit të cilën mund ta ndiqni duke ndjekur linkun https://bit.ly/3f0mC0L
Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të Drejtorisë së Koordim – Zhvillim të Projekteve dhe Integrimit në BE. Gjatë takimit u diskutuan gjetjet dhe rekomandimet e raportit studimor dhe mekanizmat që Bashkia Kamëz përdor për përfshirjen qytetare në vendimmarrje. Raportin e plotë mund ta lexoni duke ndjekur linkun https://bit.ly/3f6wkP1.
Gjithashtu, ky takim shërbeu edhe per advokimin për përmbushjen e prioriteteve të Kontratës Sociale për Kamzën.
Falenderojmë për mbështetjen Olof Palme International Center – Albania Programme
Olof Palme International Center
National Endowment for Democracy