Raporti studimor “Pjesëmarrja dhe angazhimi qytetar në nivel vendor”, në Bashkinë Vau Dejës.

Qendra e Gruas Hapa te lehte (QGHL) zhvilloi një takim në Bashkinë Vau Dejës në kuadër të prezantimit të Raportit Studimor – Pjesëmarrja dhe Angazhimi Qytetar në Nivel Vendor. Ky takim erdhi në vijueshmërinë e Konferencës Kombëtare me të njëjtin titull, të cilën mund ta ndiqni në linkun https://bit.ly/3f0mC0L

Të pranishëm në takim ishin Nënkryetarja e Bashkisë, Sekretari i Këshillit Bashkiak, përfaqësues nga Drejtoria e Financës dhe Buxhetit dhe Koordinatorja për të Drejtën e Informimit.

Gjatë takimit u diskutuan gjetjet dhe rekomandimet e raportit si dhe mekanizmat që Bashkia e Vau Dejës përdor për përfshirjen qytetare në vendimmarrje.

Raportin e plotë mund ta lexoni në linkun https://bit.ly/3f6wkP1.

Gjithashtu ky takim shërbeu edhe si paraprirës i takimeve që organizata ka zhvilluar me fokus-grupe qytetarësh për përpilimin e Kontratës Sociale, e cila së shpejti do t’i paraqitet Bashkisë në mënyrë zyrtare.

Falenderojme për mbështetjen Olof Palme International Center National Endowment for Democracy