Raporti Studimor “Pjesëmarrja dhe angazhimi qytetar në nivel vendor” në Kukës.

Qendra Për Progres Rinor ka zhvilluar sot një takim me përfaqesues të Bashkisë Kukës në kuadër të prezantimit të Raportit Studimor “Pjesëmarrja dhe Angazhimi Qytetar në Nivel Vendor”. Ky takim u zhvillua në vijim të Konferencës Kombëtare që u mbajt në fund të Qershorit, të cilen mund ta ndiqni në linkun https://bit.ly/3f0mC0L

Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të Zyrës së Financës dhe Zyrës së BE-së pranë kësaj Bashkie dhe përfaqësuesi i Zyrës së Avokatit të Popullit. Gjatë takimit u diskutuan gjetjet dhe rekomandimet e raportit studimor dhe mekanizmat që Bashkia e Kukësit përdor për përfshirjen qytetare në vendimmarrje. Raportin e plotë mund ta lexoni duke ndjekur linkun https://bit.ly/3f6wkP1. Gjithashtu ky takim shërbeu edhe per advokimin për përmbushjen e prioriteteve të Kontratës Sociale për qytetarët e Kukësit, ku një vemendje e veçantë iu dha hapësirave rinore dhe angazhimin e tyre në nivel vendor.

Falenderojme për mbështetjen Olof Palme International Center – Albania Programme Olof Palme International Center National Endowment for Democracy