Raporti Studimor “Pjesëmarrja dhe Angazhimi Qytetar në Nivel Vendor”, Pogradec.

Organizata “RIAS” dhe “Bordi Rinor Këshillimor Pogradec” zhvilloi sot një takim me N/Kryetaren e Këshillit Bashkiak Pogradec znj. Manjola Kamolli dhe me anëtarë të tjerë të Këshillit Bashkiak si dhe disa punonjës të administratës së bashkisë, për të prezantuar Raportin Studimor “Pjesëmarrja dhe Angazhimi Qytetar në Nivel Vendor”.

Ky takim u zhvillua në vijim në Konferencës Kombëtare qe u mbajt në fund të Qershorit, të cilën mund ta ndiqni në linkun https://bit.ly/3f0mC0L

Gjatë takimit u diskutuan gjetjet dhe rekomandimet e raportit studimor dhe mekanizmat që Bashkia e Pogradecit përdor për përfshirjen qytetare në vendimmarrje.

Raportin e plotë mund ta lexoni në linkun https://bit.ly/3f6wkP1.

Gjithashtu, ky takim shërbeu edhe per advokimin e përmbushjes së prioriteteve të Kontratës Sociale për qytetarët e Pogradecit.

Falenderojmë për mbështetjen Olof Palme International Center – Albania Programme Olof Palme International Center National Endowment for Democracy.