Raporto dhunën ndaj grave në politikë – platforma stopvawp.al

Dhuna ndaj grave në politikë është një pengesë serioze për pjesëmarrjen e barabartë në jetën publike dhe politike. Për të adresuar këtë problem, është krijuar platforma stopvawp.al, e ndërtuar nga Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC) në bashkëpunim me institucione vendore dhe të pavarura, përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në këtë faqe mund të informoheni mbi format e dhunës me bazë gjinore në politikë dhe të raportoni raste të tilla në mënyrë të sigurt dhe konfidenciale.

Platforma synon të fuqizojë gratë, t’i japë zë përvojave të tyre dhe të sigurojë që aktorët përgjegjës të marrin masa konkrete për parandalimin dhe ndëshkimin e dhunës politike me bazë gjinore.

Vizito platformën këtu: https://stopvawp.al