Raporto shkeljet zgjedhore – kontribuo për një proces të ndershëm
Integriteti dhe transparenca janë thelbësore për një proces zgjedhor të drejtë. Nëse gjatë zgjedhjeve jeni dëshmitar i ndonjë shkeljeje, manipulimi apo veprimi që cenon rregullsinë e votimit, mund ta raportoni atë menjëherë në portalin e denoncimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Raportimi është një akt qytetar që ndihmon në mbrojtjen e drejtësisë zgjedhore.
Ju mund të bëni:
- Denoncim për çdo parregullsi të konstatuar
- Ankesë ndaj një vendimi të KQZ
Përdor formularët e dedikuar këtu: https://denonco.kqz.al/#/complain/home?redirect=/
Mos e neglizho zërin tënd – ndihmo në garantimin e zgjedhjeve të ndershme dhe transparente.