Rinia universitare në qendër të debatit për demokracinë dhe zgjedhjet

Në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës u zhvillua një tjetër sesion i “Democracy Talks: Kuptimi i Proceseve Zgjedhore”, një nismë që synon të nxisë ndërgjegjësimin e të rinjve për rolin e tyre në ndërtimin e institucioneve demokratike.
Në aktivitet morën pjesë studentë të profileve të ndryshme, të cilët diskutuan mbi rrezikun e korrupsionit elektoral, motivimin e votuesve dhe mënyrat për të garantuar zgjedhje të ndershme.
Diskutimi i udhëhequr nga Prof. Blendi Ceka solli shembuj konkretë mbi mënyrën se si përfshirja rinore mund të ndikojë realisht në ndryshimin politik dhe shoqëror.
Të rinjtë evidentuan rëndësinë e edukimit qytetar dhe të pjesëmarrjes së informuar, duke nënvizuar se demokracia nuk është vetëm një proces zgjedhor, por një kulturë që duhet ushqyer çdo ditë.